Portugalia është fituesja e destinacionit më të mirë turistik për vitin 2019.

Sipas revistës “Forbes”, Portugalia fiton çmimin e udhëtimeve për këtë vit, duke u përzgjedhur si destinacioni më i mirë turistik në Europë.

Njohur si çmimi “Oscar” i turizmit, për të tretin vit radhazi, Forbes ka përzgjedhur Portugalinë bazuar në disa kritere.

Krijuar në vitin 1993, çmimi i udhëtimeve nëpër botë vlerëson qytetet apo shtetet lider sipas numrit të turistëve, linjave ajrore, hoteleve, resorteve, agjencive dhe mikpritjen përqark botës.

Qiejt blu, ujërat e kristaltë, klima sub-tropikale dhe peizazhi i thyer i Madeiras në Portugali, pozicionuar në veri të Oqeanit Atlantik është kthyer vit pas viti destinacioni më i preferuar për 1.5 milionë vizitorë çdo vit.

Gjeoparku Arouca është një nga destinacionet e preferuara aventureske, me pyje e lumenj, në një natyrë të paprekur në sipërfaqe prej mijëra kilometrash, mbrojtur nga UNESCO.

Portugalia kryeson në 39 kategori, përfshirë këtu numrin e hoteleve luksoze që ofron, biznesin, dizajnin, ushqimin, infrastrukturën dhe jetën e natës.

Pas Portugalisë, në pesëshen destinacioneve të këtij viti, renditet Shën Pjetërburgu në Rusi, Madridi në Spanjë, Batumi i Gjeorgjisë si një miksim i shkëlqimit bashkëkohor me epokën e bukur, si dhe Londra, e cila po ofron për turistët gjithnjë e më shumë.

j.l./ dita

Flash Lajme