Rrjeti social “Facebook” ka prezantuar projektin më të ri të quajtur  “Libra”, ku kripto-monedhat do të përdoren për blerjet online si dhe marrje-dërgim parash.

“Facebook” lajmëroi  se projekti i ri i quajtur “Libra”, do të jetë në bashkëpunim me një sërë kompanish teknologjike duke përfshirë këtu dhe kompanitë e ndryshme si Visa dhe Mastercard.

Libra është e përafërt me “bitcoin” dhe “Ethereum” dhe ka të njëjtat pronësi anonimiteti dhe të njëjtën mbështetje në lidhje me kontratat dhe aplikacionet private.

Disa ekspertë bëjnë me dije se kripto-monedhat të krijuara nga “Facebook” në bashkëpunim me “Libra” do të përdoren për të “spiunuar” ato që do të blihen, merren apo dërgohen në internet.

j.l./ dita

Flash Lajme