Na ishte njëherë në kryeqytetet financiare botërore e ashtuquajtura “Dreka 3 Martini”: një dehje e lehtë në mes të ditës, e kamufluar si drekë pune dhe e paguar me kartën e kreditit të kompanisë.

Kjo traditë është hequr prej kohësh për shkak të shëndetit dhe barazisë gjinore, pasi teprimi me alkoolin ka ndikuar në dëm të grave.

Në Londër rezistonin dy bastione të këtij fenomeni: kompania e sigurimeve Lloyd dhe Bursa e Metaleve, e cila është më e rëndësishmja në planet. Tani edhe këto kanë ndaluar përdorimin e alkoolit gjatë orarit të punës. Ky vendim shënon fundin e një epoke.

Ndalimi është pasojë e lëvizjes “#MeToo”, pasi dehjet dhe abuzimet seksuale janë dy zhvillime që gjenden pothuajse gjithmonë bashkë, edhe mes bankierëve, agjentëve të bursave dhe avokatëve.

Pasi janë akuzuar disa herë dhe dërguar në gjykatë, institucionet e mëdha të ekonomisë Britanike kanë vendosur rregulla më të ashpra. Nëse “Ujqërit e Londrës” do të drekojnë me një klient, tani duhet të kënaqen me ujë mineral, ose të gazuar nëse insistojnë. Prej kohësh konsumi I alkoolit ishte “karburanti” I përditshëm për agjentët tregtarë, të cilët e konsideronin të domosdoshëm për të nxjerrë më të mirën e tyre në betejën e përditshme në Bursë. Megjithatë, tani kjo traditë ka përfunduar.

e.t./dita

Flash Lajme