Ushqimet e gatuara nga vetë nënat për fëmijët e tyre janë këshillat kryesore të mjekëve pediatër gjatë stinës së verës, pasi temperaturat  e larta sjellin një sërë çrregullimesh shëndetësore, shkruan Oranews.

Ardhja e temperaturave të larta sjell shqetësime shëndetësore edhe për fëmijët. Sipas mjekëve grupmosha më e prekur është 1-5 vjeç. Makbule Naipi Kastrati jep për të gjithë prindërit këto këshillla:

“Kjo është mosha që ndërhyhet në mënyrën e ushqyerjes, ju lihet fëmijëve rrugë e lirë për të zgjedhur atë që duhet të hanë dhe jo atë që ju duhet për të ngrënë. Shpesh herë nënat gabojnë duke ju plotësuar tekat fëmijëve me ushqimet që ju vënë përpara për të konsumuar”.

Mjekja pediatre, përmend disa nga nga çrregullimet që prekin fëmijët në këtë stinë.

Mospasja rregull në mënyrën e ushqyerjes, në dhënien e asaj që duhet dhe sesi duhet, sjell pasoja në sistemin tretës në formën e të vjellave, dalje e shpeshtë jashtë ose bllokim i të dalit jashtë”.

Sipas mjekes, nënat nuk duhet të marrin lëngje apo ushqime të konservuara, por ti gatuajnë vetë ato.

“Të mbizotërojnë ushqimet e gatuara nga nënat, ushqime të freskëta ku të mbizotërojnë perimet, zarzavatet, frutat dhe lëngjet e bëra nga nënat në shtëpi jo lëngje të konservuara, jo lëngje në shishe apo kuti kartoni në supermarkete”

Në qendrën shëndetësore nr 10 në Tiranë ka mesatarisht 10-15 vizita në ditë të fëmijëve që paraqesin shqetësime nga virozat e stinës së verës.

b.b.dita

Flash Lajme