Zhvendosje luksoze, ajo e Dukëve të Sussex-it. Punimet rinovuese të Frogmore Cottage, ku çifti Harry dhe Meghan Markle shkuan të jetonin pasi lanë Pallatin Kensington dhe komshinjtë “e padurueshëm” William dhe Kate, kushtuan 2.4 milionë sterlina, mbi 3 milionë dollarë.

Kjo ka bërë që çifti të jetë në qendër të polemikave, pasi Familja Mbretërore pranoi se këto para janë marrë nga fondi i grumbulluar nga taksat e britanikëve. Ky nuk është shpenzimi i vetëm marramendës i bërë nga Harry dhe mbi të gjitha Meghan, koleksioni i bizhuterive i së cilës mendohet të ketë kushtuar 600 mijë sterlina, rreth 1 milionë dollarë.

Të gjitha këto para janë marrë nga fondi I mbledhur nga taksapaguesit britanikë. Për të pritur çiftin, Frogmore Cottage, ndërtesë që i përket shekullit të 19-të, iu nënshtrua një ndërhyrjeje thelbësore. 5 apartamentet janë eleminuar për të krijuar një shtëpi unike dhe të madhe. Janë realizuar banjo të reja dhe ndryshuar tavane e dysheme.

e.t./dita

Flash Lajme