Duket se është zbuluar se kë ka marrë si model kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në nismën e tij për të mbjellë 2 milion pemë brenda vitit 2030.

Kryebashkiaku duket se ka të njëjtin pasion me mbretëreshën e Anglisë, së cilës i pëlqen shumë të mbjellë pemë dhe ta bëjë këtë publikisht në mënyrë që t’i sensibilizojë të gjithë.

Në fakt, për nder të vizitës së saj në Institutin Kombëtar të Botanikës me rastin e 100 vjetorit të krijimit të tij, organizatorët kishin planifikuar edhe mbjelljen e një peme. Në një moment, një prej shoqëruesve i tha Mbretëreshës Elisabeth II se nuk ishte e nevojshme ta mbillte personalisht pemën pasi këtë mund ta bënte dikush tjetër për të, por Mbretëresha, ndonëse në moshën 93-vjeçare, iu përgjigj: “Jo, jo, unë mund të mbjell akoma pemë”.

https://twitter.com/telegraph/status/1148657565988982786?s=12

e.ll./dita

Flash Lajme