Grupimet politike kanë kontratë të heshtur – do të thoja në përgjigje të pyetjeve tuaja “A është kjo e vërtetë?” dhe “A është Shqipëria gati”.

Krejt e vërteta është se kjo politikë 30-vjeçare është tejet e konsumuar dhe zhgënjyese.

30 vjet nuk janë pak që të provojnë se qeveritë dhe pushteti që ka prodhuar kjo politikë pak dhe aspak kanë qenë në interes te popullit. Ndërhyrja në Kushtetutë në vitin 2008 nga Berisha dhe Rama tregojnë qartë për një “kontratë të heshtur” mes grupimeve politike për përjetësimin e pushtetit mes tyre.

Kemi 30 vjet me thirrjen “E duam Shqipërinë si Europa” ashtu si ne komunizëm me parullën e “mbështetjes në forcat tona”. 30 vjet! Kjo tregon qartë që me këtë politikë e cila ka si qellim pushtetin dhe pasurinë, Europa është shume larg.

Prandaj mendoj që largimi sa më parë i këtij spektri politik nuk është thjeshtë një dëshirë e njërit apo tjetrit, por është një problem i shtruar për zgjidhje, është domosdoshmëri absolute për shpëtimin Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Fran Menga

Flash Lajme