Facebook ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar mesazhet me zë të përdoruesve të tij.

Sipas lajmit të bërë publik nga Bloomberg, zyrtarët e kompanisë Facebook kanë pranuar se, më parë, mesazhet me zë të përdoruesve të këtij rrjeti social u transkriptonin, por kanë shtuar se kjo nuk po aplikohej më.

Kompania e mediave sociale është përballur me kritika të gjera nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi praktikat e saj të privatësisë së përdoruesve.

Javën e kaluar, një gjykatë federale e apelit refuzoi përpjekjen e Facebook për të hedhur poshtë një padi, sipas së cilës, kompania mblodhi në mënyrë të paligjshme, dhe ruajti të dhëna biometrike për miliona përdorues, pa pëlqimin e tyre.

Në fillim të këtij muaji, kompanitë Apple dhe Google pezulluan rishikimin e regjistrimeve me zë nga përdoruesit, pasi shqetësimet për privatësinë e të dhënave janë në rritje.

e.ll./dita

Flash Lajme