Përdoruesit e Instagram, së shpejti, do të mund të sinjalizojnë me disa klikime publikimet që ato i vlerësojnë si dezinformuese.

“Kjo teknikë e re do të lejojë sinjalizimin e një publikimi dhe më pas zgjedhjen “dezinformim” (informacion i rremë) dhe kështu do të tërhiqet vëmendja e kontrollorëve të pavarur që ata të mund ta verifikojnë”, theksoi një zëdhënëse e Facebook, që kontrollon rrjetin social.

“Që prej sot, përdoruesit mund të na sinjalizojnë nëse shikojnë publikime në Instagram që mendojnë se janë të rreme”, nënvizoi zëdhënësja, për rrjetin që privilegjon komunikimin nëpërmjet imazhit.

“Ne po investojmë shumë për të kufizuar përhapjen e informacioneve të rreme në të gjitha platformat tona”, konfirmoi ajo.

Facebook është akuzuar dhe ka pranuar se nuk i kishte marrë seriozisht më herët përpjekjet për dezinformim të rusëve për të influencuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 në mbështetje të presidentit amerikan, Donald Trump.

Publikimet në Instagram që do të sinjalizohen nuk do të fshihen, nëse ato nuk shkelin rregullat e rrjetit, por ato nuk do të shfaqen në përdorimin e funksionit “kërko” apo gjatë kërkimit me fjalë.

dardania.com

Flash Lajme