Burrat e varur nga alkooli bëhen të dhunshëm në familje kryesisht ndaj bashkëshorteve. Ky fakt është tashmë mëse i evidentuar gjatë dhjetëra urdhrave të mbrojtjes të cilat gratë i kërkojnë në gjykatë.

Dhe jo vetëm. Historitë që po ju sjell  tregojnë se si nga përdorimi i tepruar tekeve njëra pas tjetrës, i dehuri është kthyer në një mollë sherri dhe në ndonjë rast edhe vetë viktima. Të gjitha historitë janë çështje gjyqësore, shkruan Si.

Më sill raki…

Një efektiv I forcave të ndërhyrjes së shpejtë ju shkatërrua jeta pikërisht nga kërkesa e kushëririt të tij që pasi I kishte shkuar për vizitë I dehur, kërkonte t’i mbushej gota. Pasi I dehuri e shau , ai e humbi fillin dhe e qëlloi me  pistoletën glock dhe menjëherë pasi u dorëzua tek kolegët e tij në repart tha “ ai ishte I dehur por nuk e di se ç’bëra, ai më shau dhe unë e humba qetësinë”. Sic  thotë prokuroria për gazetën Si, në përfundim të hetimeve që ajo zhvilloi,  Flamur Karajt, tani akuzohet për  vrasje të ngelur në tentativë. 58 vjeçari gjendej në fshatin e tij Dorëz bashkë me të shoqen  duke restauruar shtëpinë kur në banesë ia behu Enver Karaj. Burrat u përqafuan e takuan sic e do zakoni.. E ndjeva që Enveri binte era alkool por nuk bëra zë dëshmon ish polici, megjithatë u ulëm tek shkallët e shtëpisë dhe po bisedonim. Enveri kërkoi një gotë raki që të më uronte për punimet e shtëpisë. Mbusha një për vetë një për atë kujton Flamuri. Por pa e mbaruar mirë gotën ai më urdhëroi t’ia mbushja edhe një. I akuzuari tregon se “e  sqarova Enverin që nuk kam shumë raki pasi nuk jetoja aty dhe se  nxitoj pasi jam turni i tretë në punë”. I dehuri ja ka kthyer:  Dua raki dhe s’dua t’ia di se ku do shkosh. I ndodhur në këto kushte ish polici i ka hedhur gotën e tij.

Por i dehuri ka vazhduar të flas për veten “Jam Enver Karaj, i shk..ej robt gjithë fisit dhe ty personalisht”. Dhe sic mund të flasë një esëll me një të dehur , ashtu ka vazhduar biseda mes të dyve. Nga njëra anë ish polici që i lutej ta kthente shpejt gotën se ishte vonë për në punë dhe nga ana tjetër “vizitori” i dehur që ka hapur listën dhe ka vazhduar me ofendime. Moment kulmor  dhe i padurueshëm ka qenë pikërisht çasti kur ai i është kthyer edhe bashkëshortes së policit e cila tregon se “ më tha unë të shk..j robt e shpisë ty edhe pse thonë që je e egër”. Gjithçka më  pas rrodhi shumë shpejt. Polici ka tentuar ta ulë por i dehuri ka marrë një dërrasë dhe e ka goditur në kokë. I akuzuari shton :

Tej çdo koncepti logjike e humba arsyen dhe me pavetëdije nxora armën  dhe qëllova mbi të, Enveri u rrëzua ndërsa dëgjova gruan që tha “ca bëre o burrë na le rrugëve”. Menjëherë është nisur drejt repartit por në fshat ka takuar të afërm të fisit dhe bashkëshorten e të dëmtuarit të cilët i ka njoftuar të shkonin ta merrnin se e kishte lënë tek pragu i shtëpisë. Gruaja e të dëmtuarit e pyetur nga policia shton” isha në shtëpi me Enverin dhe gjatë kësaj kohe ai po pinte alkool. Më tha se po shkonte tek kushëriri që po bënte rregullime të shtëpisë së vjetër. I thashë mos të shkonte pasi do korrnim barin por ai këmbënguli që do ikte për vizitë pasi ata I kishin dhënë 10 litra raki dhe ajo donte t’u jepte një qengj. Më vonë dëgjova krisma  dhe kur dolëm për të parë takuam Flamurin dhe gruan që po qante. Flamuri foli përçart nuk kuptova gjë, por mbaj mend që belbëzoi : nuk durova dot nuk durova dot.

Të thuash raki për Ramazan

Epo kjo fjalë mund të shkaktojë nerva apo provokim tek dikush që agjëron. Kështu ka ndodhur në Vorë në 29 maj , sipas  një materiali të referuar nga komisariati i kësaj zone. Kallëzues është Maksut Allmeta 62 vjeç nga fshati Bërxullë.  Pasi ka përcjellë nipërit ai tregon në denoncimin se është ulur tek lokali i  Xhevdet Koni. Ishte bashkë me një të njohurinë e tij.. Por një person që quhet Ali Sula ju është drejtuar me zë të lartë nga tavolina afër duke I pyetur “ Pse pini raki se është muaji I ramazanit?  Denoncuesi përshkruan se i është përgjigjur menjëherë: rri aty ku je ti , ju që mbani Ramazan mos pini. Sic shtohet në kallëzimin që gazeta Si disponon Ali Sula është çuar në këmbë, i është drejtuar tavolinës dhe e ka goditur me grusht  në fytyrë, ku si pasojë e goditjes Maksuti është rrëzuar përtokë.  Allmeta i tregoi policisë se nuk kishte pasur asnjëherë konflikt apo motive për t’u grindur me personin që e qëlloi. Por menjëherë sapo policia ka thirrur dhe ka pyetur agresorin , edhe ai dha një version por që përveç të përbashkëtës ‘RAKI”, ndryshon paksa nga version i të dëmtuarit.

Ali Sula shpjegon”  isha ulur në një tavolinë dhe Maksuti më ftoi më tha hajde ulu me ne pi një gotë raki. I thashë nuk vij se jam me Ramazan  por ai ma ktheu: ju që mban Ramazan ju ikin gratë”. Nuk durova dot shpjegon i denoncuari dhe e shtyva . Policia I ka referuar materialet për veprën dëmtime të tjera me dashje

Gruaja në gjykatë

Ajo vendosi të kërkojë urdhër mbrojtjeje pikërisht ditën që I shoqi erdhi për të disatën herë I dehur. Me këtë gjendje jam mësuar kallëzoi Manjola H, 35 vjeçe nënë e dy fëmijëve: ” Im shoq e nis ditën me një gotë raki, pastaj del për punë, në darkë kthehet I dehur . Mendova se do duroja por dhunën nuk munda më” . Por ndërsa I shoqi u arrestua si përsëritës I dhunës në familje , ditën që do shpallej vendimi gruaja shpërtheu në lot “ e dua burrin në shtëpi mos ma dënoni, nuk ka kush mi rrit fëmijët. Ai pi sepse po na mbysin hallet”. Por veç dënimit gjykata urdhëroi që bashkëshorti I dhunshëm për shkak të rakisë të shkojë në një qendër rehabilitimi për ti shpëtuar varësisë nga rakia. Bledar H. I bërë esëll në paraburgim u betua që nuk do kthejë më asnjë gotë. Megjithatë ai dënimin me tetë muaj burg do ta vuajë 

Të rrëzohesh nga pija dhe të mendosh se dikush të rrahu

  1. Celami 38 vjec nga Borizana e Krujës , pretendon se po pinte një birrë në Kamëz. Pastaj piu dhe nja dy birra të tjera, pastaj qerasi dhe e qerasën edhe të tjerë me raki e birra. Ai kallëzoi në komisariatin numër pesë se kur ka dalë nga dera e lokalit dikush e ka goditur me një shkop në mes të shpatullave . Denoncuesi i tha policisë “ nuk e di se kush më qëlloi por ju duhet ta gjeni se kush. Jam ndier shumë I fyer dhe nuk I kam borxh askujt, mbaj mend që atë personin që më goditi erdhi policia dhe e mori

Por çfarë thotë njëri nga dëshmitarët I cili ishte ulur për qefin e  tij në të njëjtin lokal që ndodhet në kryqëzimin “Donald Trump” në Kamëz?

“Isha vetëm në tavolinë”- tregon Besnik Barashima- “unë I kisha pira nja dy birra, por edhe personat afër me tavolinën time mu dukën të pirë. Me asnjërin prej tyre nuk është bërë sherr, në lokal gjendeshim vetëm unë dhe pronarja e lokalit. Unë nuk kam goditur askënd, mbaj mend që në një moment më ka kapur nga bluza personi që më vonë mësova se quhej Fatos Celami. Nuk I kuptoja asnjë fjalë se çfarë thoshte sepse ishte shumë I pirë. Por këtë person nuk e ka goditur askush ai u rrëzua vetë”

Të pish gjashtë orë me radhë

E merrni dot me mend se çfarë mund të ndodhë? Gjithçka mund të ndodhë. Në fshatin Qinam  , në orën 22.30 të datës 27 korrik Kadri Rrushi po pinte kafe me dy bashkëfshatarët e tij. Sipas tij aty është afruar Agim Shera, I ka vendosur dorën në qafë dhe I ka thënë “ ma ke një kafe borxh” dhe më pas I kishte vendosur thikën në mjekër. I moshuri tregon se ishte ndeshur me Agimin por ai e kishte goditur me thikë në sup. Nga hetimi ë u konstatua se Agim Shera ishte I dehur në një shkallë të tillë që kalon çdo limit të përdorimit të alkoolit. I pyetur më vonë pasi u bë esëll I dyshuari shpjegoi :

“Jam I martuar kam tre fëmijë . Jam I papunë merrem kryesisht me rritjen e pulave të detit që I mbaj në tokën time në Qinam. Dola në 9 nga shtëpia si fillim shkova në fshatin Tapizë tek lokali I një shokut tim që I përket Latif Lozit. Kam pirë raki rreth gjashtë orë rresht. Më pas ika në një lokal tjetër deri në orën tetë të mbrëmjes. Nga aty mbaj mend që shkova të shikoj pulat. Nga ky moment çdo gjë e mbaj mend turbullt, por mbaj mend që më kanë marrë ca të njohur dhe më kanë përcjellë deri në lagje me makinë. Në lagje as që mbaj mend se me kë jam zënë dhe se më kë jam konfliktuar, por më vonë mësova se paskam qëlluar me thikë . Nuk mbaj mend asgjë, di që pasi më ka dalë pija jam drejtuar vetë në komisariat, pasi disa djem më njoftuan që më ka kërkuar inspektori I zonës. Unë di që personin që kam qëlluar me thikë e njoh dhe përshëndetem me të. Tre vite më parë unë dhe ai kemi pasur një konflikt për zënie të rrugës me makinë, problem të cilin ne e zgjidhëm aty për aty dhe në rrugë përshëndeteshim gjithmonë. Policia e pyet Agimin nëse mbante mend të kishte qëlluar me thikë të moshuarin dhe djalin e tij dhe ai shton “ e marr të mirëqenë që është kështu si thoni ju, nëse unë I kam qëlluar me thikë, e sigurt është që duhet të ketë qenë biçaku që mbaj në çelësat e stallës së pulave sepse unë nuk mbaj thikë me vete. “ . Por pavarësisht se I dehur apo jo ,ai do të hetohet për akuzën e plagosjes dhe do të jetë gjykata që do të caktojë shkallën e fajësisë së tij.

b.b/dita

Flash Lajme