Mund të duket egoiste, por studimi i kryer së fundmi doli në konkluzionin që lumturia e gruas është ajo që ka më shumë rëndësi në martesë.

Sa më e kënaqur të jetë një grua, aq më i lumtur është dhe bashkëshorti me jetën e tij. Ato kanë tendencë të bëjnë gjithnjë e më shumë për partnerin e tyre nëse martesa është e suksesshme dhe kjo ka një efekt pozitiv në jetën e burrit.

Për këtë studim u analizuan 394 çifte të cilët ishin martuar për 39 vite. Çiftet e vlerësuan kënaqësinë e tyre të jetës si të lartë: duke i dhënë asaj 5 nga 6 pikë.

Ajo që është më e habitshme është që vlerësimet e burrave për martesën ishin më pozitive se gratë e tyre. Një grua e lumtur thjesht e bën një burrë edhe më të lumtur!

Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se gratë bëhen më pak të lumtura nëse bashkëshortët e tyre sëmuren. Në të njëjtën kohë, niveli i lumturisë së burrave nuk ndryshon kur gratë e tyre sëmuren.

Gruaja gjithmonë kujdeset për burrin kur ai nuk ndihet mirë. Dhe kjo mund të jetë me të vërtetë stresuese për gratë.

Pra, është zyrtare: Niveli i lumturisë së një burri nuk ka të njëjtin ndikim në cilësinë e martesës, ndërsa për gruan, ndjenja e pakënaqur mund të jetë shumë shkatërruese për marrëdhëniet e tyre.

j.l./ dita

Flash Lajme