Kolumbianët kanë dalë nëpër rrugë me shtretër dhe luhaja për të festuar ditën ndërkombëtare të dembelizmit, një ditë kjo që i dedikohet tërësisht argëtimit dhe luftimit të stresit në punë.

“Ne thjesht relaksohemi, bëjmë aktivitete kulturore, lojëra në rrugë dhe kemi madje edhe banda frymore që luajnë. Shumë grupe të ndryshme vijnë për të na argëtuar, ndaj mund të them se kënaqemi shumë. Ne takohemi çdo vit me familjet e tjera, qeshim dhe bisedojmë se çfarë ka ndodhur përgjatë vitit. Është thjeshtë një ritakim me nota dembelizmi”, shprehen disa kolumbianë.

Ka nga ata që kanë zgjedhur thjesht të shtrihen në një luhajë dhe të tunden. Askush, nuk bën asgjë në këtë ditë. Në fakt, dita e dembelizmit është një festë që përfshihet në kalendarin e ditëve të pushimit në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.

Është një ditë kur njerëzit zgjedhin të shkëputen nga rutina e përditshme dhe puna dhe të qëndrojnë përgjatë 24 orëve duke bërë absolutisht, asgjë.

j.l./ dita

Flash Lajme