Rrjetet sociale Twitter and Facebook kanë ndërmarrë hapa për të bllokuar atë që konsiderohet si fushata e dezinformimit të shtetit kinez në median sociale.

Twitter ka deklaruar se ka fshirë 936 llogari që, sipas të dhënave të tij, janë përdorur për të shkaktuar përplasje politike në Hong Kong.

Rrjeti u shpreh se të gjitha llogaritë e hequra janë nga territori kinez dhe se kjo vjen si pjesë e një përpjekje të koordinuar për të për të manipuluar “legjitimitetin si dhe pozicionimin politik të protestave”.

Përveç 936 llogarive, Twitter tha se rreth 200.000 llogari të tjera, të projektuara për të forcuar rrjetin dezinformativ, u pezulluan “në gjendje proaktive,” para se të bëhen “thelbësisht aktive”.

Nga ana tjetër, Facebook bëri me dije se kishte fshirë 7 faqe, 3 grupe dhe 5 llogari.

Kreu i politikave të sigurisë në internet për Facebook tha: “Postonin shpesh lajme politike lokale dhe çështje që përfshijnë tema të tilla si protestat në Hong Kong”.

Ai shtoi: “Megjithëse njerëzit që qëndronin pas kësaj u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi lidhje me individë të lidhur me qeverinë kineze.”

Me forcimin e ligjeve ndërkombëtare për adresimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në internet, këto fushata të rrjeteve sociale pritet të intensifikohen.

e.ll./dita

Flash Lajme