Pas gati dy dekadash studime mbi prejardhjen njerëzore në Etiopi, disa studiues kanë zbuluar një kafkë, e cila, pretendohet të jetë kafka e qenies më të vjetër në tokë që lidhet drejtpërdrejtë me njeriun.

Ndonëse zbulimi është bërë në vitin 2016, studiuesit kanë pritur përfundmin e hulumtimeve të tyre për të bërë publike gjetjen e kafkës dhe pamje të saj. .

Kafka i përket species ‘Australopithecus afarensis’ dhe sipas kërkimeve ka jetuar në këtë zonë nga 3.8 deri në 4.2 milionë vite më parë. Sipas këtyre përfundimeve, specia kujt kafka i përket ka jetuat=r në Tokë gati 1 milion vjet më parë se ashtuquajtura Lucy, e cila u zbulua  në vitin 1972 dhe që, historikisht është klasifikuar si njeriu i parë.

Sipas hulumtuesve, australopiteku dhe Lucy kanë jetuar në një distancë rreth 45 kilometra njëri me tjetrin.

Për më tepër, është arritur të rindërtohet pamja e australopitekut përmes kafkës, për të krijuar një ide se si kjo qënie mund të jetë dukur.

e.ll./dita

Flash Lajme