Muaji gusht i presidentit Ilir Meta ka qenë i ngjeshur me vizita të ndryshme në vendet turistike të viseve shqiptare, sidomos maleve.

Presidenti  nuk ka nguruar t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale këto vizita.

Këtë të enjte, ai i ka përshëndetur ndjekësit e tij duke bërë me duar shqiponjën nga maja e malit të Korabit, ku shfaqet në shoqërinë e një aktori të humorit.

Fotoja e presidentit shoqërohet me fjalët: “Ju përshëndesim të gjithëve dhe ju urojmë një mbrëmje të këndshme bashkë me Bes Kallakun, nga maja e Korabit në lartësinë 2751m, maja më e lartë, jo vetëm e Shqipërisë, por edhe e Ballkanit”.

Presidenti Meta e kishte njoftuar ngjitjen në majën e Korabit disa orë më parë po nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku shkruante “Me ish-futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit. ?”

e.ll./dita

Flash Lajme