Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës.

Kazik Stepan, 71 vjeç shkoi në vendin e shenjtë në Francë, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore.

Mjekët kishin frikë se ai nuk do t’i mbijetonte as pelegrinazhit, por i moshuari pretendon se pasi u la me ujin e shenjtë të Zojës Lurdë,  ishte në gjendje të shëtiste për herë të parë.

Dëshmia e tij ka bërë që 30 mjekë të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë për të vërtetuar kurimin e tij. Ata duhet të jenë të sigurt nëse Stepan ishte i pashërueshëm.

Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie.

j.l./ dita

Flash Lajme