Një sëmundje e mistershme ka prekur dhjetra qen shtëpiakë në Norvegji, duke vrarë të paktën 25 e duke nxitur autoritetet të japin paralajmërime për të mbajtur të izoluara kafshët shtëpiake deri në përcaktimin e shkaqeve.

Dhjetra qen kanë qënë sëmurë në fundjavë, njofton autoriteti i ushqimit . Shumica e rasteve ishin në kryeqytetin Oslo, pro sëmundja është raportuar në 14 nga 18 zonat administrative të vendit, madje dhe në veriun e largët.

Sëmundja e padiagnostikuar është “është serioze për qentë”, tha zëdhënësi i autoritetetit të ushqimit Ole-Herman Tronerud. “Por nuk dimë ende nëse është ngjitëse apo një seri rastesh individuale”.

Agjencia përjashtoi mundësinë e salmonelës apo barit të miut për sëmundjen që shkakton të vjella të forta dhe diarre të ashpër, dhe gjithashtu tha se nuk besonte se vionte nga ushqimi i qenve.

dardania.com

Flash Lajme