Michael Schumacher ka mbërritur sot në Paris, i transportuar me një ambulancë speciale dhe nga  një staf i specializuar mjekësh.

Arsyeja specifike ende nuk dihet, por e sigurte është që  legjenda e Formula 1 ndodhet në repartin e kardiologjisë të spitalit prestigjioz George Pompidou në kryeqytetin francez.

Sipas burimeve, të cituara nga gazeta Le Parisien,  gjermani 50-vjeçar po i nënshtrohet një kurimi ende të papërcaktuar dhe i cilësuar si “sekret”.

Schumacher, fitues i 7 kampionateve me Benetton dhe Ferrari  ndodhet nga dhjetori vitit 2013 në shtrat për shkak të një aksidenti në një pistë për ski, në Francë.

j.l./ dita

Flash Lajme