Eddie Money, rokeri amerikan, i njohur për këngët e viteve 1970 dhe 1980 si “Take Me Home Tonight”, vdiq në moshën 70-vjeçare, njoftoi sot revista “Variety” që citonte familjen.

Money, i cili shënoi suksese të mëdha me këngë si “Two Tickets to Paradise” dhe “Baby Hold On”, zbuloi në muajin gusht se po luftonte kundër një tumori në ezofag.

“Familja Money me keqardhje njofton se Eddie vdiq sot në mëngjes”, komunikoj familja ku nder te tjera thuhej “Ne jemi mirënjohës për faktin që do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës”.

dardania.com

Flash Lajme