Një nga risitë teknologjitë që solli interneti ishte mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.

Google Earth, nga Google, është programi më kryesor dhe më i saktë për këtë që qëllim.

Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997 dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.

Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq.

Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorët e shumë krimeve.

Në vitin 2013, në Reddit u përhap fjala se kjo foto tregonte vrasjen e një personi në një urë. Policia nisi hetimet.

Tre të dyshuar u panë nga Google Maps te cepi i rrugës ku mendohej se shpërndanin drogë. Policia nisi një hetim dhe i kapi me agjentë të infiltruar.

Një hajdut u kap nga kamerat e Google teksa po vidhte makinën para një shtëpie.

Në Zyrih të Zvicrës u zbulua një fermë hashashi, vetëm nëpërmjet Google Earth.

Tre persona i kishin vjedhur biçikletën, celularin dhe portofolin një adoleshenti 14 vjeçar në Holandë. Ai u habit kur i pa në Google Earth me biçikletën e tij, pas gjashtë muajsh. Google zbuloi fytyrat për policinë, dhe të dyshuarit u arrestuan.

Në Athinë të Greqisë, me mijëra pishina ishin ndërtuar dhe nuk ishin taksuar, derisa doli Google Earth.

j.l./ dita

Flash Lajme