Sipas një ish-shkencëtari të NASA-s janë zbuluar prova jete në mars në vitet 1970.

Gilbert V. Levin, i cili ishte hetuesi kryesor në një eksperiment të NASA-s që dërgoi anijen kozmike Viking në Mars në 1976, botoi një artikull në revistën Scientific American, duke argumentuar se rezultatet pozitive të eksperimentit ishin dëshmi e jetës në planetin e kuq.

Eksperimenti, i quajtur Labeled Release (LR), ishte krijuar për të provuar nëse toka marsiane përmbante lëndë organike.

Në eksperiment, sondat Viking vendosnin lëndë ushqyese në mostrat e tokës në Mars. Nëse do kishte jetë atëherë do të konsumonte ushqimin dhe do të linte gjurmë të gazta të metabolizmit të tij, që monitorët radioaktivë do të zbulonin më pas.

Sipas Levin, një gjë e tillë kishte ndodhur.

“NASA e kishte gjetur një substancë që i ngjante substancës që dëshmon praninë e jetës, por jo saktësisht atë,”-tha shkencëtari.

dardania.com

Flash Lajme