Penelope Cruz ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj dhe kohën që ka kaluar me një grua të mrekullueshme, për të cilën thotë se i ka ndryshuar jetën.

Aktorja e njohur e Hollivudit ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet përkrah Nënë Terezës.

Penelope shprehet se shenjtorja shqiptare i ka ndryshuar jetën dhe se do të jetë gjithmonë në zemrën e saj.

“Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!”

Fotoja që besohet se u përket viteve ’90, është pëlqyer nga mijëra ndjekës të aktores dhe është komentuar edhe nga emra të njohur si modelja Naomi Campbell.

Aktorja spanjolle ka punuar dikur si vullnetare për Nënë Terezën në Kalkutë.

Ajo kaloi disa ditë duke gatuar, pastruar dhe u kujdesur për të sëmurët dhe varfrit bashkë me shenjtoren shqiptare.

View this post on Instagram

A post shared by (@penelopecruzoficial) on

dardania.com

Flash Lajme