Një person nuk është lejuar që të futet në një hotel në Indi, vetëm për shkak se ishte shumë i gjatë.

Sher Khan, 2.6 metra i gjatë nga Afganistani kishte udhëtuar për në Indi për të ndjekur kombëtaren afgane të kriketit.

Ai përshkoi plot 1800 km për të parë ndeshjen e kriketit dhe pas saj shkoi në hotel.

Personeli i hotelit refuzoi që t’i jepte një dhomë gjë që e ka acaruar Sher Khanin.

Më pas ai iu drejtua rajonit të policisë ku denoncoi rastin në fjalë.

Policia indiane menjëherë vendosi ta shoqëronte në një hotel tjetër përmes një eskorte.

Gjatë rrugës, ai tërhoqi vëmendjen e shumë personave të cilët grumbulloheshin për ta parë.

Pronari i hotelit ku u vendos ai shprehet se mbi 200 persona u mblodhën jashtë hotelit për ta takuar.

Gjatë 4 ditëve të qëndrimit, Khan shoqërohej nga policia në çdo vend që shkonte.

j.l./ dita

Flash Lajme