Një çift nga Teksasi kanë hyrë në librin e rekordeve “Guinness” si çifti më i vjetër në botë.

Xhon Handerson, 106 vjeç, dhe gruaja e tij, Sharlota, 105 vjeç, do të festojnë 80-vjetorin e martesës më 15 dhjetor.

Ata janë njohur në klasë, në universitetin e Teksasit, në vitin 1934.

Sharlota po studionte për t’u bërë mësuese, ndërsa Xhoni ishte mbrojtës për ekipin e futbollit.

Ata u martuan në vitin 1939, gjatë depresionit të madh dhe për muajin e mjaltit shpenzuan 7 dollarë për dhomën e hotelit.

Të dy janë të shëndetshëm dhe kryejnë ushtrime gjimnastike çdo ditë.

j.l./ dita

Flash Lajme