Ish-menaxheri i Michael Schumacher deklaroi se bashkëshortja e kampionit të Formula 1 po fsheh të vërtetën në lidhje me gjendjen e tij.

Miku i tij i vjetër Willi Weber beson se gjërat nuk janë ashtu siç duken, pasi edhe ai është ndaluar që ta vizitojë Schumacher.

77-vjeçari thekson se Corinna ka frikë mos i dalë e vërteta në pah. Më tej, ish-miku i tij i ngushtë ka shtuar se është i dëshpëruar dhe mezi pret ta shohë edhe njëherë kampionin.

Shtatë herë kampioni i botës pësoi një dëmtim gati fatal në vitin 2013 dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.

dardania.com

Flash Lajme