Prestigjiozja “CNN” ka publikuar një listë prej 11 fotosh më të mira për nga arkitektura të vitit 2019.

E sigurisht, nuk kishte si të mungonte edhe një shkrepje tejet interesante nga “Sheshi Skënderbej” ku duken qytetarë të ulur në stola duke lexuar e diskutuar me njëri-tjetrin.

Gjithnjë e më shumë Shqipëria dhe veçanërisht transformimi që po pëson Tirana po zë hapësira në revistat më të njohura të botës.

Transformimi që ka pësuar qyteti brenda një kohe të shkurtër e kanë kthyer Tiranën një qytet interesant për ta vizituar dhe (mbi të gjitha) për të jetuar.

dardania.com

Flash Lajme