Kur presidenti i kompanisë ajrore Vueling, Javier Sanchez-Prieto, rastësisht përmendi gjatë një interviste se aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e yllit të Barcelonës, Leo Messi, kjo gjë ngjalli debat në rrjetet sociale.

Kjo pasi njerëzit kërkonin të dinin arsyen se pse kjo ndodh. Sanchez-Prieto ishte duke e shpjeguar planin për ta zgjeruar aeroportin El Prat të Barcelonës dhe rastësisht theksoi se arsyeja ishte: “Sepse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Leo Messi-t”.

Komenti morri vëmendje të madhe me shpejtësi në rrjetet sociale, me njerëzit që kërkuan të verifikojnë deklaratat e Sanchez-Prieto, se pse aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit. Siç pritej, përgjigjja ishte e shpejtë, aq e shpejtë saqë Messi nuk kishte nevojë të fliste.

Kapiteni i Barcelonës jeton në komunën e Gavas, rreth 25 km larg Barcelonës dhe brenda Parque Natural del Garraf, një zonë e mbrojtur nga legjislacioni spanjoll mjedisor dhe që përmban florën dhe faunën e rrezikuar.

Prandaj, aeroplanët që mbërrijnë dhe largohen nga El Prat duhet të bëjnë një shmangie të vogël në Mesdhe për të anashkaluar zonën.

0.j/dita

Flash Lajme