Një djalë 9-vjeçar nga Belgjika, Laurent Simons ka vendosur të bëhet i diplomuari më i ri në botë në fund të vitit 2019.

Sipas raportimeve, Laurent ka një IQ prej 145 dhe do të diplmohet në inxhinieri elektronike nga Universiteti i Teknologjisë Eindhoven në muajin dhjetor.

Laurent dëshiron të ndjekë rrugën e mentorit të tij, John Wilkes që e ka trajnuar fëmijën që kur ishte gjashtë vjeç.

Wilkes tha se ai do ta rekomandojë Oxfordin si vendin ideal ku Laurent të shkojë dhe të studiojë.

Laurent me prindërit Aleksandër dhe Lidia

Sipas raportimeve, profesorë nga universitetet më të mira të Amerikës tashmë po përpiqen të bindin gjeniun që të regjistrohet me ta me oferta të shumta për programet e masterit dhe doktoratës.

Laurent synon edhe të mposhtë rekordin botëror të mbajtur nga Michael Kearney që nga viti 1994, i cili ka mbaruar një universitet në moshën 10 vjeç.

Laurent e mbaroi shkollën e mesme në moshën 8 vjeçare.

Ai i përfundoi 6 vjet të shkollimit për një vit e gjysmë.

o.p. /dita

Flash Lajme