Në këtë bunker nëntokësor ishte planikuar si vend për të ruajtuar dhe nisur raketat bërthamore. Edhe pse asnjë njeri nuk jetoi kurrë brenda këtij kompleksi, dikur ishte shtëpi e relikteve të Luftës së Ftohtë – raketave balistike interkontinentale Titan II.

Bëhet fjalë për raketa që kishin kapacitetet të godasin në një distancë prej 6 mijë milje, dhe që ishin 600 herë më të fuqishme sesa bomba atomike që ra mbi Hiroshima të Japonisë.

Ky kompleks ishte një nga 18 të ndërtuar përreth Tucsonit në fillim të viteve të 60-ta, kur fati i botës varej shumë nga veprimet e Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-ve. Në fillim të viteve të 80-ta, Lufta e Ftohtë “vdiq”, duke bërë që shumë raketa të nxirren nga përdorimi apo të “varrosen” me beton.

E duke parë që më nuk ishin të nevojshme, qeveria vendosi që këto komplekse t’i nxjerrë në shitje.

Laurent me prindërit Aleksandër dhe Lidia

dardania.com

Flash Lajme