Të imitosh diellin dhe yjet nuk është e lehtë. Megjithatë një projekt ndërkombëtar po provon që të prodhojë energjinë diellore nga shkrirja bërthamore.

Tashmë godina që do të “strehojë” reaktorin eksperimental është kompletuar.

Sikurse raporton ANSA, kompleksi që do të ndërtohet është në jug të Francës.

Projekti ITER, akronim për “International Thermonuclear Experimental Reactor” bashkon në bashkëpunim shumë vende si Italia, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japoninë , indinë dhe Korenë e Jugut.

Synimi i eksperimentit është që të ndërtohet një reaktor i aftë për të realizuar shkrirjen mes atomeve. Në këtë rast kemi të bëjmë krejtësisht me një koncept tjetër nga energjia bërthamore dhe procesi se si ajo krijohet.

Kjo është hera e parë që një projekt që bashkon 35 vende po bën hapa konkretë.

dardania.com

Flash Lajme