Sikurse e keni vënë re, jo të gjitha makinat e kanë në njërën anë portën e furnizimit me karburant. Disa e kanë në anën e shoferit ndërsa disa të tjera në anën e pasagjerit.

Dhe kjo ka një arsye!

Në fakt, në projektimin e makinave, askush nuk e konfirmon nëse preferenca e shoferëve është faktor përcaktues megjithatë ka një rregullore që tregon se ku duhet të pozicionohet porta e karburantit. Por edhe kjo rregullore në fakt nuk përcakton anën e saktë por vetëm vendin, në fund të automjetit. Inxhinierët janë të lirë që të vendosin portën e karburantit në atë anë të makinës që ofron paketimin më të lehtë.

Por ka edhe një arsye tjetër. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në karburante nëse të gjitha automjetet do ta kishin portën e furnizimit në njërën anë?  Do të bëhej një radhë e gjatë ndërsa 50 % e pikës së karburantit do të mbetej e papërdorur. Kjo duket të jetë arsyeja kryesore se pse disa automjete e kanë në njërën anë e disa të tjera në anën tjetër, për të lehtësuar furnizimin e tyre.

Dhe meqë jemi duke diskutuar për krahun më të përshtatshëm, dy porta karburanti do të ishin mirë, por nuk është në planet e afërta sepse jo vetëm që nuk ka vend për t’i vendosur por edhe kërkesat për këtë janë shumë të ulëta. Dhe në qoftë se nuk e mbani mend krahun e portës së karburantit mjafton te shikoni shigjetën e vogël në formë diamanti në matësin e karburantit; ajo shënjon krahun në të cilin ndodhet.

o.p. / dita

Flash Lajme