Kryeministri i vendit pak ditë më parë për shkak edhe të dëmëve që shkaktoi tërmeti deklaroi se do të hiqen të gjithë shpenzimet e luksit për zyrtarët e lartë.

Ai arriti deri aty sa tha se kryebashkiakët do të lëvizin me kuaj.

Mirëpo kjo ka qenë vetëm për një pjesë, sepse të tjerë zyrtar as duan t’ia dinë për këtë urdhër.

Zëvendësministri i Jashtëm, Gent Cakaj që kryeministri i ka lënë edhe postin e ministrit de facto sot u shfaq në Bratislavë me një makinë luksoze dhe me shoqëruese që duhet t’i hap edhe derën.

Siç shihet nga video, Cakaj nuk del nga makina derisa një zonjë në moshë që është ulur në vendin e parë duhet të bëjë dhe punën  e shoqëruesit.

Këtë pamje nuk na ka qëlluar ta shohim as nga Rama apo Meta, por me sa duket kanakari i kryeministrit është ende në fazën e të shijuarit benefitet që të jep posti.

e.k/DITA