Finlanda tani ka një kryeministre të re.

Ajo quhet Sanna Marin dhe aktualisht është kryeministrja më e re në botë, pasi është vetëm 34 vjeçe.

Ajo është zgjedhur për të udhëhequr qeverinë, pas dorëheqjes së Antti Rinne.

Sipas mediave të huaja drejtimin e vendit ajo do ta marrë në ditët në vijim.

Në një intervistë për gazetarët ajo ka thënë:

“Kemi shumë punë përpara për të rindërtuar besimin.”

Ajo është e diplomuar në master në Shkencat Administrative në Universitetin Tampere.

Pritet që ajo të ndryshojë shumë gjëra në këtë vend.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat