Princi Harry i Anglisë thyen heshtjen pas disa ditësh nga vendimi që bashkë me të shoqen Meghan Markle të heqin dorë nga detyrimet dhe përfitimet e familjes mbretërore.

Britania e Madhe është shtëpia ime, një vend që e dua. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë, por unë dhe Meghan nuk kishim zgjidhje tjetër”, tha Harry, gjatë një eventi bamirësie të mbajtur në Londër këtë të diel, shkruan NBC News.

Ai  tha se dëshiron që ta dëgjojnë prej tij të vërtetën.

“Para se të nis, dua të them se mund ta imagjinojë atë që keni dëgjuar apo lexuar gjatë javëve të fundit. Për këtë arsye dua që ta dëgjoni të vërtetën nga mua. Jo si një princ, jo si një dukë, por si Harry, i njëjti person që shumë prej jush e kanë parë teksa rritet nëe 35 vitet e fundit, por me një prespektivë më të qartë”, tha Harry.

Më tej shtoi se ai dhe Meghan kanë të njëjtar vlera.

“U rrita duke pasur mbështetjen e shumë prej jush dhe ju kam parë teksa e prisnit Meghan krahëhapur. E di edhe që keni besim mjaftueshëm dhe të besoni në fakrtin që gruaja që kam zgjedhur, ka të njëjtat vlera si unë. Është gruaja me të cilën jam dashuruar. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Pas martese unë dhe Meghan ishim shumë të lumtur dhe të nderuar që do shërbenim. Vendimi për time shoqe nuk ishte aspak i lehtë. Kemi kaluar shumë muaj me diskutuime dhe beteja. E di që nuk kisha gjithmonë të drejtë, kështu që dolëm me vendim”, tha princi.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat