Hiri i dalë nga vullkani në Filipine po përzihet me copëza të mbeturinave plastike për të prodhuar tulla.

Para një jave, vullkani Taal e rriti aktivitetin sizmik, duke nxjerrë hi dhe lavë.

Qyteti Binan, i cili shtrihet afër këtij vullkani u mbulua nga një shtresë e trashë e pluhurit të hirtë.

Zyrtarët e mjedisit vendosën që hirin ta kombinojnë me rërë, çimento dhe mbeturina të plastikës për të prodhuar rreth pesë mijë tulla në ditë, shkruan “France24”.

“Në vend që ta derdhim hirin në një lokacion, tashmë kemi mundësi që ta përdorim atë për diçka të dobishme”, tha zyrtari për mbrojtjen e mjedisit, Rodelio Lee.

Filipinet përballen me një krizë të madhe të mbeturinave. Sipas një raporti të publikuar vitin e kaluar, popullsia e këtij vendi i përdor gati 60 miliardë qese plastike çdo vit, shkruan “France24”.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat