Një përrua, pranë një vreshti në qytetin Sonoma në Kaliforni, tashmë është ngjyrosur i gjithi, pasi më shumë se 360 mijë litra verë e kuqe u derdhën mbi të, shkruan CNN.

Zyra e guvernatorit për Shërbimet e Emergjencës bën me dije se fajtor për këtë ishte shpërthimi i derës së një prej depozitave që përdorej për fermentimin e verës në vreshtin “Rodney Strong”.

Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe bën të mundur bllokimin e rrjedhjes së verës, megjithatë një sasi e madhe e saj rrodhi në lumin Rus, i cili derdhet në veri të Oqeanit Paqësor.

Nuk raportohet për ndonjë emergjencë mjedisore, por aciditeti i verës mund të vrasë insektet me të cilat ushqehen peshqit në këtë lumë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat