Një gazetare e “The Washington Post” është pezulluar nga puna pasi publikoi një lajm pak orë pas vdekjes së basketbollistit amerikan, Kobe Bryant.

Felicia Sonmez, ka postuar në Twitter një lajm ku nxirrte në pah një të shkuar të errët të Bryant.

Sipas New York Post ajo tregonte për rastin e ngjarjes së rëndë, ku Bryant ishte përfshirë në një përdhunim në vitin 2003.

Postimi i saj u komentua shumë nga ndjekësit dhe ajo thotë se mbi 10 mijë persona e kanë kërcënuar me vdekje.

Sonmez në shkrimin e saj nxirrte dokumentet edhe abuzimin, përgjigjet e ADN-së dhe gjithçka që lidhej me historinë e përdhunimit.

Në vitin 2003, një vajzë 19-vjeçare pretendonte se Bryant e përdhunoi atë në një hotel në Kolorado.

Këto akuza u hodhën poshtë dhe Kobe pranoi se kishte kryer marrëdhënie me vajzën,  por nuk pranonte se e kishte përdhunuar.

Bridget Phetasy shkroi: “Kjo është e rëndë. Një grua humbi sot burrin dhe fëmijën e saj. Fëmijët humbën babanë dhe motrën e tyre. Fëmijët në të gjithë botën humbën heroin e tyre. Njerëzit janë kaq të trishtuar. Ndoshta jepi një ditë kohë sa të shkelësh në kujtimin e të ndjerit “.

Sonmez më vonë mbrojti postimin e saj, duke u bërë thirrje 10 mijë njerëzve që i kishin komentuar dhe i kishin dërguar kërcënime me vdekje.

“Çdo figurë publike ia vlen të kujtohet në tërësinë e tyre edhe nëse ajo figurë publike është e dashur apo  jo”, ka shkruar ajo.

Redaktori i “Washington Post”, Tracy Grant konfirmoi për Daily Mail se reporterja ishte ‘vendosur në largim administrativ’, ndërsa gazeta shqyrtoi nëse postimi i saj për Bryant kishte shkelur politikën e mediave sociale të lajmeve.

Në Twitter u shfaq një gjykim i dobët që minonte punën e kolegëve,” i tha Grant faqes së lajmeve.

Sonmez fshiu mesazhet ofenduese dhe nuk është marrë akoma me pezullimin e saj.

Flash Lajme

Më të lexuarat