Ngrohja globale ka bërë që numri i karkalecave të rritet në mënyrë drastike.

Këto insekte po shndërrohen vitin e fundit në makthin e disa vendeve afrikane, veçanërisht për Kenyan, Somalinë dhe Etiopinë.

Karkalecat mund të udhëtojnë edhe 150 kilometra në ditë, të grumbulluar në turma të mëdha dimensionet e të cilave mund të tejkalojnë edhe qindra metra katrorë, duke errësuar qiellin, shkruan Mash Viral.

Problematika më e madhe e këtij pushtimi është grykësia e tyre.

Çdo karkalec mund të hajë çdo ditë peshën e tij trupore, që përllogaritet në dy gram.

Kjo do të thotë që një tufë edhe e vogël mund të hajë ushqimin e barasvlershëm për 35 mijë persona.

Këto insekte po shkatërrojnë prodhimet bujqësore të këtij vendi.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat