Koronavirusi është tema aktuale në të gjithë botën, i cili ka shkaktuar deri më tani 107 vdekje  e mijëra të infektuar.

Përhapja  etij me një shpejtësi marramendëse, ka sjellë panik dhe frikë në shumë vende të botës.

Gjithçka nisi në Kinë, por ka të infektuar edhe vende të tjera të botës, ku së fundmi në Gjermani dhe Francë.

Së fundmi ka dalë edhe filmi me metrazh të shkurtër nga aktori, regjisori dhe shkrimtari Blake Ridder.

Ai tregon një student që jeton në SHBA dhe shkon të vizitojë prindërit e tij në Kinë.

Por kur kthehet ai shfaq simptoma si kollë, temeraturë e këputje.

Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë.

Është një film prej 7 minutash që tregon didtët e fundit të studentit kinez Blake Ridder.

Filmi është realizuar nga vetë ai, ku është i vetmi aktor.

Ridder lindi në Shanghai të Kinës, por më vonë u transferua në Mbretërinë e Bashkuar me prindërit e tij në moshën 9-vjeçare.

Si aktor, ai njihet për “Apostullin” (2018).

Si regjisor / shkrimtar, ai është i njohur për filmin e shkurtër “Çfarë ndodhi me Kali” (2018).

Gjithashtu Blake është shfaqur edhe në role të tjera të vogla.


dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat