Dubai,i njohur ndryshe si shtëpia e miliarderëve, është në listën e dëshirave të të gjithëve, për ta vizituar të paktën një herë në jetë. Por  çfarë e bën atë kaq tërheqës?

Ky vend, është një ndër më luksozët në botë. Atje jetojnë njerëzit me pasuri marramendëse. Ja çfarë ka ndryshe Dubai, që nuk mund ta shohësh në asnjë vend tjetër të botës.

Ju mund të prekni qiellin, nëse hipni në Burj Khalifa. Ndërtesa më e lartë në të gjithë botën.

Shkretëtira  Rub’ al Khali, më e madhe edhe se sipërfaqja e Francës ajo është më unikja.

Një ndër mrekullitë natyrore më të bukura në botë.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndryshe nga pothuajse çdo vend tjetër në botë për shkak të numrit të madh të emigrantëve që jetojnë aty. Në Dubai, jetojnë njerëz me origjina të ndryshme që e bën atë një vend me të vërtetë unik dhe të larmishëm për të vizituar apo jetuar.

Për shkak të numrit të madh të emigrantëve, Dubai, ka një kulturë të larmishme, raporton dardania.com Një vend që i ka pranuar të gjitha fetë, feston thuajse për çdo javë festa të cilat i përkasin vendeve të ndryshme.

Vendi me luksoz në botë. Me hotelet me 7 yje, ku një natë shkon deri në 35 mijë dollarë. Në mëngjes ju shërbejnë kafe me ar.

Madje nuk duhet të habiteni nëse në rrugët e Dubait shikoni çdo 5 metra një Lamborgini. Janë makinat e policisë.

Zhvillimi i jashtëzakonshëm i këtij qyteti nuk u bë e mundur vetëm nga zbulimi i naftës në rajon, raporton dardania.com por edhe falë emigrantëve që u transferuan në Dubai.

Por edhe pas modernizimit, ky vend vijon të ruajë traditat dhe zakonet, duke i qëndruar besnike fesë, dhe kulturës.

Do t’ju duhet kohë të shikoni të gjithë mrekullitë e Dubait. Mbi të gjitha duhet të keni ndarë disa shpenzime mënjanë. Biletat e avinit janë të arsyeshme duke marrë parasysh se po viziton një ndër qytetet më lukzose në botë. Ata variojnë nga 500 euro mesatarja, informon dardania.com. Por për të qëndruar atje, për një javë do t’ju duhen edhe 1000 euro të tjera në hotelet me pak yje. Ngjitja në ndërtesën  më të lartë kushton 60 euro, raporton dardania.com, por gjithashtu ju jeni të detyruar të paguani një sërë taksash  shtesë duke përfshirë taksën për hyrjen në qytetin e Dubait, që shkon deri në 100 euro./L.F-dritare.net

Flash Lajme