Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Ky është parfumi më i shtrenjtë në botë

Në Dubai është prezantuar parfumi më i shtrenjtë në botë. Ai është unisex dhe emri i tij është “Shumukh”. Parfumi kushton 1 milion e 295 mijë dollarë.

Ai përmban tre litra aromë dhe është i vendosur në një shishe të gjatë 1.97 metra.

Shishja e parfumit është e veshur me gurë të larë në ar dhe diamante të vegjël, duke hyrë kështu në librin Guinness për “shumicën e diamanteve të vendosura në një shishe parfumi”.

Ai do të jetë i ekspozuar në Avenue Fashion Mall në Dubai për publikun dhe për këdo që dëshiron ta blejë atë.

dardania.com

Flash Lajme