Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Ja shenjat që tregojnë se një ëngjëll është pranë teje

Ëngjëjt janë qenie jo fizike të cilët vibrojnë në një frekuencë ndryshme nga e jona. ‘Roje shpirtërorë’ kërkojnë gjithnjë  e më shumë të udhëheqin veprimet dhe të prezantojnë mendimet që sjellin përfitime për ne.

Mbetet mister fakti se si këta ëngjëj vijnë të na mbrojnë e të kujdesen për ne. Zakonisht nuk manifestohen me prezencë fizike, por ndihet prania e tyre.

Pesë shenjat e renditura më poshtë, janë disa nga eksperiencat më të zakonshme, të sjella nga njerëzit në mbarë botën.

1. Ndryshimi i temperaturës

Dhoma mund të bëhet më e ngrohtë ose më e ftohtë në mënyrë të pashpjegueshme. Prezenca e tyre mund të ngadalësojë ose përshpejtojë molekulat në ajër. Kushtoji vëmendje asaj që po bën ose mendon dhe provo të kuptosh se çfarë po përpiqen të të komunikojnë.

2. Aroma të pashpjegueshme

Ke qenë ndonjëherë në shtëpi apo në një vend ku ke ndjerë parfume të rastësishme dhe aroma e tyre ishte jashtëzakonisht e mirë? Nëse mund të ndjesh këtë parfum rreth teje dhe është shumë i mirë, një ëngjëll mund të jetë një përqafim larg teje.

3. Të shohësh drita me ngjyra të ndryshme

Të shohësh drita rreth teje, tregon për prani të ëngjëjve. Mund të dallosh një dritë të vakët ose të ndërgjegjësohesh për hijet që të rrethojnë. Mos kri frikë. Ëngjëjt nuk të bëjnë keq.

4. Komunikimi përmes ëndrrave

Mund të mos kujtohesh për ëndrrat, por do të ndihesh më i lehtë, më i fortë dhe i sigurtë për rrugën që do të marrësh në jetë.

5. Të ndjesh se dikush po të ndjek

Ndjesia do shoqërohet nga një ndjenjë besimi dhe dashurie. Nëse je vetëm dhe ndjen se dikush është në dhomë me ty,  beso në intuitën tënde. Ëngjëjt po përpiqen të të mbrojnë.

b.b/dita

Flash Lajme