Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Foto që po bën xhiron e botës: Fëmija lind me pozën e Superman

Bruce Wayne, Clark Kent, Peter Parker… dhe i vogli Harry. Bota e superheronjve është zgjeruar me ardhjen në jetë të një vogëlushi australian, i cili qysh në momentet e para të jetës, ka lënë të kuptohet se nuk është i zakonshëm.

Fotografia ku shihet në pozicion superheroi si Superman, po bën xhiron e botës, pas publikimit në profilin në Instagram Helloworld_birth.

Vogëlushi shihet me dorën lart grusht, tamam si Supermani, kur fluturon për të shpëtuar botën.

Fotografia është vërtetë unike, ku Harry duket se ka vendosur të “luftojë” qysh në çastet e para të jetës.

Nëna e vogëlushit Harry, Bree Jessica e komentoi fotografinë si, “Një eksperiencë e pabesueshme, teksa pashë Harryn të vinte në jetë”.

Harry erdhi në jetë në javën e 40-të të shtatzënisë me operacion, ndërkohë që aktualisht është 7 vjeç. Fotografia u përhap me shpejtësi këto ditë, pasi nëna e publikoi për një fushatë për lindjet me operacion.

dardania.com

Flash Lajme