Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Doni të jeni një grua në karrierë, mos veproni kështu

Jeni një grua që e doni punën? Doni të shkoni në punë çdo ditë? Të jeni pjesë e një atmosfere të gjallë dhe të pëlqyeshme? Nëse është kështu, shumë keq.

Një studim i universitetit të Arizonës dhe universitetit të Kolorados në Boudler thotë se gratë të cilat bëjnë humor në zyrë, merren më pak seriozisht se homologët burra që e bëjnë këtë gjë.

Kërkuesit anketuan më shumë se 200 njerëz dhe i’u shfaqën atyre një video të një menaxheri mashkull dhe një të një menaxhereje femër, të dy të quajtur Sam dhe të dy u dërgonin punonjësve të tjerë mesazhe për të qeshur.

Rezultati tregoi se kur menaxheri dërgonte mesazhet, ata perceptoheshin si “të dobishëm”, por kur i dërgonte menaxherja konsideroheshin si të papërshtatshme  edhe pse ata dërguan të njëjtin tekst.

Kërkuesit arritën në përfundimin se kur një menaxher bën shaka në zyrë konsiderohet më miqësor, ndërsa kur kjo gjë bëhet nga një grua duket si një sinjal i mungesës së profesionalizmit dhe aftësive drejtuese.

Kërkimi është shtrirë përtej zyrës. Në fakt, një përfundim i disa studimeve rreth kësaj teme nga The Scientific American arriti në konkluzionin se: “Burrat duan dikë që do të vlerësojë shakatë e tyre ndërsa gratë duan dikë që i bën ato të qeshin”.

Flash Lajme