Warning: "continue" targeting switch is equivalent to "break". Did you mean to use "continue 2"? in /home/dardania/public_html/dardania.com/plugins/system/jabuilder/helper.php on line 265
Smartphone…apo një gram kokainë?

Koha e shpenzuar në rrjete sociale mund të jetë e rrezikshme, pasi krijon varësi te adoleshentët njësoj si droga dhe alkooli.

“T’i japësh fëmijës tënd një ‘smartphone’ është si t’i japësh një gram kokainë”.

Kështu paralajmëron ekspertja nga “Harley Street Clinic”, Mandy Saligari.

Sipas saj, ekranet dixhitale dëmtojnë trurin njëlloj si kokaina (prekin konteksin fronal të trurit). Për më tepër ato rrisin nivelet e dopaminës dhe japin ndjesinë e kimikateve “të mira”, që është një shenjë e krijimit të varësisë së dëmshme.

“Gjithmonë u them njerëzve, kur i jep një fëmije një telefon, jeni me të vërtetë duke u dhënë atyre një shishe verë ose një gram kokainë. Pse i kushtojmë më pak vëmendje këtyre gjërave sesa drogës dhe alkoolit, kur ata prekin të njëjtat impulse të trurit?”, thotë Saligari.

e.t./dita

Flash Lajme