Të rinjtë të cilët jetojnë në qytete të ndotura janë më shumë të riskuar për tu prekur nga sëmundjet psikike. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit britanik.

Shkencëtarët  japin alarmin se ndikimi që ka ndotja në psikozën e të rinjve duhet të trajtohet si një urgjencë shëndetësore. Për më tepër duke marrë parasysh edhe trendet e parashikuara të së ardhmes. Sipas këtyre parashikimeve, duke nisur nga viti 2050 më shumë se 70% e popullsisë në botë do të jetojë në qytete.

Në studimin e parë u morën në analizë 2232 fëmijë britanikë të cilët u vrojtuan deri në moshën 18 vjeçare. Ata iu përgjigjën pyetjeve nëse dëgjonin zëra apo jo. U vu re se eksperiencat psikotike ishin më të zakonshme në zonat urbane.

Njerëzit që jetojnë të qytete janë më të ekspozuar ndaj NO2 e shkaktuar nga automjetet.

Specialistët këshillojnë se të jetuarit në vende të pastra do t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë larg sëmundjeve mendore.

e.t./dita

Flash Lajme