Ndonjëherë nuk është e nevojshme të shkosh në një restorant luksoz për të shijuar një vakt të shijshëm. Mjafton të shkosh tek shtëpia e gjyshes apo nënës  për të shijuar një recetë të përbërë nga shija plus dashuria e gjithë botës.

Pronari i një restoranti në Staten, New York e bëri këtë koncept të tijin realitet.

Në vend të punësimit të kuzhinierëve profesionistë nga shkollat më të mëdha të gatimit, vendosi të punësojë gjyshe nga pjesë të ndryshmë të botës, që mbartnin kultura të ndryshme gatimi.

Për rreth 10 vjet, pronari Jody Scaravella, ka hapur kuzhinat e tij për gjyshet e të gjitha nacionaliteteve. Në fillim, duke marrë parasysh origjinën e tij, filloi vetëm me gjyshet italiane dhe për t’i gjetur ato botoi një njoftim në gazetë.

Tani, në këtë restorant recetat vijnë nga Siria, Polonia, Nigeria, Venezuela, Ekuadori, Turqia, Franca dhe shumë vende të tjera.

Restoranti ka arritur sukses të madh dhe klientët  vijnë nga vende të ndryshme të botës për t’i provuar recetat e tij.


j.l./ dita

Flash Lajme