Besimi se të gjithë njerëzit, kafshët, bimët janë krijesa të gjalla dhe kanë rëndësi të barabartë në Tokë, ka çuar në krijimin e një qyteti plotësisht….vegjetarian.

Në Palitana, në një qytet të vogël në rrethin e Bhavnagar në Gujarat, Indi, është e paligjshme të shesësh vezë ose mish dhe therja e kafshëve është rreptësisht e ndaluar. Është qyteti i parë botërisht vegjetarian dhe konsiderohet vendi më i shenjtë për njerëzit që ndjekin fenë e xhainizmit.

Qyteti ka 863 tempuj dhe është pikë e rëndësishme pelegrinazhi, pasi besohet se Shpëtimtari i tyre, Adinatha, ecën në kodrat e tij.

Por pse është e paligjshme të  hahet mish apo të blihen vezë?

Meqë është një vend i tillë fetar, në vitin 2014 rreth 200 murgj shkuan në një grevë urie dhe thanë se do të preferonin vdekjen mbi lejimin e therjes së vazhdueshme dhe konsumimin e mishit të  kafshëve në qytet. Murgjit gjithashtu kërkuan që dyqanet e kasapëve të mbylleshin dhe që therja e kafshëve rituale të ndalohej.
Qeveria u detyrua të deklarojë qytetin një zonë plotësisht vegjetariane dhe vendi i shenjtë ka qenë i tillë që nga ajo kohë.

j.l./ dita

Flash Lajme