Legalizimi i hashashit ka lumturuar kanadezët.

Vetëm 6 muaj pas legalizimit të lëndës narkotike, në Kanada janë hapur rreth 25 dyqane ku mund të blihet hashash.

Interesi i qytetarëve ishte shumë i madh, aq sa kishte nga ata që pritën gjithë natën, vetëm që të blejnë sado pak nga lënda narkotike.

Nga ana tjetër, pronarët e dyqaneve thanë se kanë pritshmëri të larta, duke marrë shkak se që nga momenti i legalizimit, kanabis filloi të shitej online.

Qytetarë të moshave të ndryshme prisnin në radhë, ndërsa gjithçka dukej si “Black Friday”( E Premtja e Zezë ) ku çdo produkt shënon ulje drastike.

e.t./dita

Flash Lajme