Beteja e Portokajve është… një betejë me portokaj! Ajo zhvillohet në qytezën Ivrea, pranë Torinos në itali.

Origjina e Betejës së Portokajve është e paqartë.

Tradita vijon prej shekullit XII, ku sipas legjendës populli u ngrit në revoltë pasi Lordi i zonës përdhunoi vajzën e mullixhiut, të quajtur Violeta.

Ajo më pas i preu kokën dhe e hodhi në sheshin e qytezës. Njerëzit i vunë flakën kështjellës së tij dhe u liruan nga tirani.

Çdo vit, një vajzë nga qyteza luan rolin e Violetës dhe shumë prej atyre që dalin në shesh veshin kostume tradicionale të zonës.

Njerëzit ndahen në 9 skuadra: As Spathi, Portokajtë e Vdekjes, Revolucionarët, Shahistët, Pantera e Zezë, Akrepët, Djajtë, Mercenarët dhe Besimtarët.

Secila skuadër mbron territorin e saj ndërsa sulmon “kështjellën” e skuadrës tjetër.

Çdokush mund të jetë një spektator, por këshillohen të vihen kapele ose mbrojtëse për kokën pasi  dëmtimet fizike janë të shpeshta.

Çdo vit, miliona portokaj nga Siçilia përdoren për festivalin tradicional, fruta që përndryshe do të ishin hedhur.

j.l./ dita

Flash Lajme